Osmani-Zaevit: Duhet të reflektojë, interesat e shtetit më të rëndësishme se emocionet individuale

Minitri i Punëve të Jashtme njëherësh edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në “Programi 200”, ka thënë se deklarata e kryeministrit Zoran Zaev, ka qenë e ngutshme, shkruan Alsat.

Ai ka theksuar se Zaev duhet të reflektojë mbi këtë deklaratë, duke theksuar se interesat e shtetit janë më të rëndëishmë se sa emocionet individuale.

“Unë mendoj se më e rëndësishme është se cka kanë nevojë qytetarët dhe se cka ka nevojë shteti, dhe nevojat tani për tani janë për stabilitet dhe për parashikueshmëri. Dhe kjo është më e rëndësishmja për momentin. Jemi para sfidave dhe mundësive të shumta, cofshin ato për krizën e pandemisë ose krizës energjetike ose mundësisë që ofrohet për fillimin e bisedimeve në dhjetor. Kjo mendoj që ia imponon shtetit një parashikueshmëri vecanarisht tani në muajt që vijnë. Këto janë momentet pse mendojm se deklarata e kryeministrit ka qenë e ngutshme dhe duhet të reflekton mbi këtë deklaratë, për shkak se në pyetje janë interesat më të mëdha të shtetit që i tejkalojnë emocionet individuale të kujdocoftë”, ka thënë Osmani.