Osmani ua tërheq deputetëve vërejtjen për pirje të cigares brenda Kuvendit: Inspektorati do të shqiptojë masa


Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të mos pinë cigare brenda hapësirës së Kuvendit.

Ajo në një moment tha se po vërehet tymi dhe dha vërejtjen.

“Po vërehet tymi që po vjen nga salla prapa, jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do të monitorojë këtë shkelje dhe do të shqiptojë dënime të merituara. Deputetët janë të njoftuar për këtë”, tha ajo.

Muaj më parë, kamerat kishin zënë deputetin e AAK-së Daut Haradinaj, duke tymosur në sallën afër asaj kryesore të Kuvendit. Për këtë kishte kërkuar falje pak çaste më vonë, duke thënë se këtë e bëjnë të gjithë deputetët.