Osmani tregon se ku qëndron ambasadori ynë në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “24 Analiza” tha se në këto kushte të vështira, Ambasada po mundohet t’u shërbejë qytetarëve që nuk janë larguar nga Ukraina dhe do të jetë edhe më e vështirë për shkak të situatës ushtarake.

Ai nuk saktësoi nëse Maqedonia do të dërgojë trupa nëse aktivizohet neni 5, gjegjësisht nëse Rusia përparon në territorin e ndonjë prej vendeve anëtare.

“Ambasadori ynë është aty me ekipin dhe pasi janë aktivizuar alarmet e goditjes ajrore, i kam udhëzuar që të largohen nga vendi dhe të shkojnë në vendet fqinje. Ai aktualisht është i fshehur”, ka thënë Osmani.

Në qytetet e tjera ka disa qytetarë dhe tani është më e vështirë për t’u larguar sepse nuk ka fluturime komerciale.