Osmani: Të gjithë bashkë jemi gardian të Republikës së Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani u është adresuar njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Osmani tha se liria e Pavarësia e Kosovës do të ishin vetëm ëndërr pa punën dhe sakrificën e presidentit historik, Ibrahim Rugova e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Gjithashtu, ajo falënderoi vendet partnere që e kanë ndihmuar çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmoreve nga djersa e mundi i secili prej jush, nga urtësia e brezave të tërë mësuesish mjekësh, burrash e gra që kanë rënë për këtë ditë të shenjtë. Falë kontributit tuaj të vlefshëm të gjithë bashkë jemi gardian të Republikës së Kosovës. Rruga që e ndoqëm deri të Pavarësia e venit nuk ishte as e lehtë as e shkurtë”, tha Osmani.

“Nëse e kemi arritur atë nuk duhet të pushojmë paqësisht duke Menduar që është e përbotshme, duhet luftuar çdo ditë për të mbrojtur atë. Duhet ta mbrojmë ketë ditë të bekuar nga çdo stuhi. Nuk ka dashuri me fisnike sesa ajo ndaj atdheut tënd”, shtoi ajo.