Osmani: Të gjitha rrugët çojnë në Reçicë të Vogël

Të gjitha rrugët çojnë në Reçicë të Vogël, kështu ka shkruar në Facebook zëdhënësi i BDI dhe Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi për shpërndarjen e mandateve.

Gjegjësisht, në një kamp ai ka renditur LSDM-në dhe BESËN që kanë 46 deputetë, dhe në një kamp tjetër ai ka renditur VMRO-DPMNE dhe të Majtën të cilët së bashku kanë 46 deputetë (44 + 2).

Në atë mënyrë, Osmani ka dashur të thotë që të dy kampet, me vetëm 15 deputetët e BDI-së, kanë shumicën e kërkuar parlamentare nga 61 deputetë.