Osmani: Shtyrja e fillimit të negociatave nuk durohet më

Shtyrja e datës së negociatave me BE-së nuk përballohet më. Ky është konstatimi i ministrit t Jashtëm, Bujar Osmani në jubileun e partë të anëtarësimi të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas tij, mos fillimi i negociatave nuk përballohet më as nga shteti dhe as nga rajoni. Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është i ka tejkaluar kriteret e nevojshme për fillimin e negociatave.

Shtyrja e fillimit të negociatave nuk durohet më. Nuk përballohet nga rajoni, nuk përballohet nga kredibiliteti i procesit të zgjerimit dhe as nga BE-ja. Duke i pasur parasysh të gjitha argumentet se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret madje i ka tejkaluar, për t’i filluar negociatat, Maqedonia e Veriut duhet t’i fillon negociatat me 35 për qind të legjislacionit Evropian e cila është bë pjesë e legjislacionit tonë shtetëror”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=ok6wMkGk2Y4