Osmani: Serbia drejtohet nga mendje gjen*ocidale, dëgjojeni Daçiqin që kër*cënon serbët për varret e shqiptarëve


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani përmes një cicërime në llogarinë e saj në Twitter ka ftuar të dëgjohet ministri i Jashtëm të Serbisë duke kër*cënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varret e personave të pagjetur shqiptarë.

Gjithashtu Osmani tha se aktualisht Serbia drejtohet nga mendje “gjeno*cidale”.
Osmani ka thënë dëgjojeni përsëri e përsëri nëse dikush ende beson se liderët që e drejtojnë Serbinë kanë ndryshuar. Sipas saj Serbia aktualisht ende drejtohet nga mendje “gjeno*cidale”

“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kër*cënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht Serbia ende drejtohet nga mendje gjeno*cidale” ka shkruar Osmani në Twitter.

Më poshtë gjeni shkrimin e Osmanit dhe videon e Daçiqit.