Osmani: “Së pari Qeveria, pastaj negociata me Bullgarinë”

Intensifikimi i negociatave Bullgari-Maqedoni pritet në gjysmën e dytë të janarit pasi të formohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut.Këtë e paralajmëroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani, i cili theksoi se pret që të normalizohen negociatat.

Nga 1 janari Franca e mori kryesinë me BE-në dhe paralajmëron iniciativë për zgjidhje të kontestit bullgaro-maqedonas. Presidenti Emmanuel Macron muajin e kaluar tha se Evropa nuk do të ketë qetësi në 50 vitet e ardhshme nëse e lë Ballkanin Perëndimor jashtë Unionit.

Edhe ambasadori francez në Shkup, Cyril Bomgartner tha se ka mundësi që Macron të marrë hapa për lehtësimin e negociatave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.Osmani tha se pas formimit të Qeverisë do të vendoset komunikimi me Francën si kryesues aktual i BE-së.Përfaqësuesi special i Qeverisë së Maqedonisë, Vllado Buçkovski në intervistë për REL tha se ndihet i inkurajuar me deklaratën e kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov, se nuk duhet të injorohen linjat e kuqe të Maqedonisë.

Dje edhe kryeministri bullgar Petkov tha se heqja e vetos është puna që duhet ta bëjnë edhe pala bullgare edhe pala maqedonase dhe të arrihet progres për të gjitha pikat e rëndësishme. Ai këtë e deklaroi në intervistë për televizionin bullgar ku u shpreh optimist duke thënë se fqinjësia e mirë është ajo që na prin përpara, por që kërkon shumë punë nga të dyja palët