Osmani: “Qytetarët detyrohen të marrin pasaportë bullgare për arsye sociale”

Në një intervistë për BTV-në bullgare, ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka komentuar ankesat e palës bullgare në lidhje me rezultatin e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut. Osmani thotë se institucionet kompetente kanë dhënë përgjigjet e tyre, ndërsa thekson se numri i madh i shtetasve tanë që kanë pasaportë bullgare vjen për shkak të arsyeve sociale.

“Sigurisht që pasaporta bullgare ka shumë më tepër përparësi se ajo maqedonase, sepse është pasaportë evropiane. Ndërsa njerëzit detyrohen të marrin pasaportë bullgare për arsye sociale. Pra, nuk mund të barazojnë shtetësinë dhe përkatësinë etnike. Por, pyetjet për regjistrimin e popullsisë, pyetjet për lirinë e qytetarëve të definohen lirisht – mendoj se janë absolutisht thelbësore – Republika e Maqedonisë së Veriut i garanton dhe natyrisht do t’i forcojë gjithnjë e më shumë”, deklaroi Osmani.