Osmani: “Presim detaje nga propozimi francez” (VIDEO)


Pozicioni jonë është se ne do të komentojmë ose do japim qëndrimet tona mbi propozimin francez, pasi që ai të shpërndahet deri tek të gjithë vendet anëtare, ose do të komentojmë një qëndrim i cili ka mbështetjen e gjithë shteteve anëtare të BE-së. Kështu dekalaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, i pyetur për propozimin francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas kryediplomatit, kjo është mënyra më e drejtë për t’i thënë vërejtjet që kanë, në momentin kur do e dinë se cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Është më e drejtë ne të presim dhe në momentin kur do kemi një sinjal nga presidenca frnaceze se ka një propozim të koordinuar dhe të aprovuar nga të gjithë, në atëherë do të ulemi dhe do japim vërejtjet tona konkrete, përshkak se në fund të fundit ne duhet të jemi ata të cilët duhet ta pranojmë cilindo propozim i cili vjen nga Bashkimi Evropian”.

Sipas Osmanit, edhe përkundër zhvillimeve të brendshme në Bullgari, të cilat nuk janë premtuese në skenën politike, Maqedonia e Veriut mbetet në një vijë me presidencën franceze, dhe janë të gatshëm për javët në vijim.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Nuk duket shumë premtuese skena politike në Bullgari, por ne nuk jemi palë në atë situat të brendshme. Ne ndjekim rrugën të cilën e trazon presidenca franceze. Nëse presidenca franceze vlerëson se edhe përskaj situatës së brendshme politike, ksaj dinamike të brendshme në Sofje, ata duhet të vazhdojnë me hapa tjerë për të këtë dritare të qershorit, ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë të atij procesi pasi që të kemi një qëndrim i cili është i unifikuar paraprakisht me vendet evropiane”.

Kreu i diplomacisë, i cili po merr pjesë në Forumin për Dialog të Prespës, tha se mosprezenca e asnjë figure zyrtare të Bullgarisë në forum  është për shak të krizës politike që kanë dhe sipas tij kjo është e kuptueshme.

https://youtu.be/D0-eK4sfRdI