Osmani për su*lmin në Uzinën e Gramshit: “Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për su*lmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e Gramshit.
“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij su*lmi duhet të mbajnë përgjegjësi”.
“Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka thënë Osmani në Twitter.