Osmani për Serbinë: “Në BE s’mund të shkojë asnjë vend që ndjekë rrugën e Rusisë”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka theksuar se në Bashkimin Evropian nuk mund të shkojë asnë shtet, i cili sipas saj ndjekë edhe rrugën e Rusisë, duke iu referuar Serbisë. Ajo, para mediave ndërkombëtare në Bruksel, ka deklaruar se nuk mund të ecet në dyja rrugët përnjëherë, dhe se mundësia duhet t’u jepet atyre që janë vetëm drejtë rrugëtimit euroatlantik.

“Vullneti i kosovarëve për integrimin euroatlantik mund çdo gjë. Kurrë nuk kemi shikuar për ndokund tjetër kjo është alternativa e vetme për të cilën ne kemi punuar, do të vazhdojmë të punojmë, pasionet e tona nuk do të zbehen, pra për këtë arsye besoj se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian e meritojnë të jenë këtu të shprehin pikëpamjet e tyre dhe zërin e popullit të tyre”.

“Natyrisht, ata të cilët janë përcaktuar të ecin drejtë rrugës së Bashkimit Evropian, ato duhet të vazhdojnë para, ata që besojnë se mund të ecin në rrugën e Moskës, në rrugën e Putinit, sa në rrugën e BE-së, nuk e meritojnë të jenë në rrugën drejtë BE-së sepse nuk mund të ecësh në dy rrugët përnjëherë”, ka thënë Osmani. Osmani ka thënë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se janë duke lënë ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që sipas saj është shumë e dëmshme./KlanKosova