Osmani: Parlamenti serb zgjodhi nënkryetar komandantin që ma*sakroi mijëra kosovarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozidar Deliçit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë. Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës së familjes Bogujevci në Podujevë gjatë luftës.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, parlamenti i Serbisë e ka caktuar Bozidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë, si nënkryetar”, shkroi Osmani. Në parlamentin serb të mërkurën u zgjodh kryetari i saj bashkë me shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Deliç.