Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani njoftoi se MPJ-ja ka nisur procesin e e punës për vlerësimin e tashmë ambasadorëve që janë dërguar në vende të ndryshme. Osmani tha se do të duhet që të njëjtit të dëshmojnë punën që kanë bërë nga periudha 1 shtatori 2021 deri më 1 shtator 2022, ndërsa paralajmëroi se mund të ketë tërheqje të të njëjtëve, nëse nuk dëshmojnë punën e tyre.
“Pres që të bëhet një vlerësim serioz i punës së ambasadorëve, gjatë së cilës, ja mund të paralajmëroj se mund të ketë edhe tërheqje të disa prej ambasadorëve të cilët nuk do t’i plotësojnë kriteret në bazë të vlerësimit të bërë”, deklaroi Osmani./TV21/