Kryetarja e Kuvendit, njëherit nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe njëherë ka ritheksuar se qëndrimet e saj politike nuk përcakohet nga asnjë agjend dhe nga askush por vetëm nga puna qëe ajo bën dhe nga njerëzit që rrethohet.
E këtë sipas saj do të duhej më së miri ta dinte kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
“Për qëndrimet e mia nuk kam nevojë të koordinohet me askënd. Unë i kam qëndrimet e mia nga puna ime dhe nga njerëzit që ja dua të mirë LDK-së, që ja duan vërtet të mirën Kosovë. E këtë më mirë se kushdo tjetër do të duhej ta dinte Isa Mustafa”, tha Osmani.
Ajo foli edhe për fushatën linçuese që është bërë ndaj familjes së saj gjatë vikendit, duke thënë se aktualisht familja e saj janë duke mbledhur prova dhe se organet e drejtësisë do të merren me këto dezinformata.