Osmani: “Nesër fillon transferimi i të lënduarve nga aksidenti në Bullgari”


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konfirmoi se gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë në Shkup dy nga 7 personat e lënduar në aksidentin e autobusit në Bullgari.

Osmani tha se të lënduarit fillimisht do të pranohen në institucionet shëndetësore në Shkup.

“Dy të lënduarit e parë planifikohet të lirohen nga spitali qysh ditën e nesërme, me 27 nëntor. Dy të lënduar do të vijnë me 28 nëntor, dy me 30 nëntor, ndërsa personi tjetër do të vijë me 12.12.2021, ndërsa shtetasi i Serbisë do të transferohet në Serbi”, tha mes tjerash Osmani.