Osmani: Nëse iniciativa për rikthimin e Kuvendit do diskutohej fillimisht me BDI, do ishte më serioze

Zv.kryeministri Bujar Osmani, thotë se se do të ishte shumë më serioze nëse fillimisht iniciativën për rikthimin e Kuvendit do të ishte diskutuar me BDI. Sipas tij, Kryetari i Kuvendit vendimin e tij rreth kësaj iniciative e ka sjellë si kryetare i Kuvendit, pa e diskutuar me BDI-në. Nga ana tjetër Petrov thotë se Kuvendi është i shenjtë në një shtet demokratik, andaj ndjehet i befasuar që jo të gjithë e kanë mbështetur këtë iniciativë. Sa u përket zgjedhjeve, Petrov thotë se për këtë temë njëherë për njëherë nuk është e nevojshme që të realizohet takim liderësh, edhe pse për diçka të tillë vendos presidenti i vendit.