Osmani: Në vjeshtë me shfaqjen e rasteve më grip, pritet edhe rikthimi i koronavirusit

Zv kryeministri Bujar Osmani thotë së mirëkupton pakënaqësinë e njerëzve nga kjo situatë e krijuar, por masat kufizuese thotë ai po japin rezultate, duke u ulur numri i të infektuarve.
Sipas tij, shumë shpejt vendi do të dalë nga kjo situatë, pasi tashmë është shfaqur “drita në fund të tunelit”.

Osmani thotë se në mbledhjen djeshme të Qeverisë ku u diskutua masa për kufizim të lëvizjes këtë fundjavë, ai ka refuzuar kufizimin e plotë siç ndodhi për fundjavën gjatës festës së Pashkëve. Sipas tij, mjafton që për 1 Maj është ndaluar dalja e njerëzve nëpër parqe dhe hapësira të tjera. Vazhdimi eventual i kufizimit të lëvizjes apo orës policore, shton zv.kryeministri Osmani, do të diskutohet pas festës së 1 Majit. Ai konsideron se duhet të bëhet kombinim i masave më të buta dhe lirim i masave më radikale.