Osmani në Vatikan: Përpiqemi të sigurojmë perspektivë evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Romë realizoi takim me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet e Selisë së Shenjtë, imzot Paul Richard Gallagher.
Vend të veçantë në bisedë zuri perspektiva e relacioneve të ndërsjella dhe roli proaktiv i vendit tonë në promovimin e dialogut ndërfetar dhe respektimin e lirive fetare. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vizita historike e Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut në maj të vitit 2019, solli dimension të ri në raportet tre dekadëshe, të mbushura me miqësi dhe respekt të ndërsjellë.

“Të gjithë përpjekjet diplomatike dhe prioritetet e larta të politikës sonë të jashtme janë drejtuar ka avancimi i raporteve të mirë ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, në funksion të sigurimit të perspektivës evropiane, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për të gjithë rajonin. Themelet e rregullimit tonë, si shoqëri multikulturore dhe multifetare paraqesin model të vlefshëm që është pjesë e një sistemi të vlerave të civilizimit perëndimor”, tha Osmani, me ç’rast u përshëndetën përpjekjet tona dhe u nda shpresë se integrimi i Ballkanit në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet në mënyrë që do të jetë në dobi të Ballkanit Perëndimor.

U shqyrtuan mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit sektorial midis dy vendeve, para së gjithash, në fushën e kulturës, mbrojtjes së trashëgimisë historiko- kulturore, arsimit dhe shëndetësisë.