Osmani: Në interesin e të gjithëve është të kemi regjistrim

Mendoj se është në interesin e të gjithëve të kemi regjistrim, dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ai regjistrim të jetë i suksesshëm, gjegjësisht rezultatet të jenë ashtu siç janë, të ketë pasqyrim të saktë të realitetit demokratik me të gjitha karakteristikat dhe atributet dhe ato të pranohen, gjegjësisht secili t’u besojë. Sepse është shumë e rëndësishme në një shoqëri multietnike qytetarët dhe komunitetet të besojnë në ato rezultate, tha sonte ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ai duke qenë mysafir në TV 24, potencoi se modeli i kombinuar për regjistrim është zgjedhur për besim më të madh dhe kontroll të kryqëzuar të bazave elektronike me vizita fizike të qytetarëve.

Siç potencoi, ky proces është i ndjeshëm, me pasoja serioze për shtetin përderisa në të nuk ka besim ose nëse është i rremë.
Për atë, siç citoi, nuk duhet absolutisht të frikohemi t’i implementojmë të gjitha mekanizmat të cilat do të garantojnë vërtetësi, cilësi të rezultateve dhe besim të qytetarëve ndaj rezultateve.

“Ekzistojnë disa forma të regjistrimit. Ekziston regjistrim tradicional në të cilin shkoni me fletë të zbrazët nëpër shtëpi dhe i regjistroni qytetarët, ekziston regjistrim tërësisht elektreonik në të cilin aspak nuk shkoni nëpër shtëpi por vetëm me një buton në tastaturë do t’i keni të gjitha të dhënat dhe ekziston model i kombinuar në të cilin si bazë i merr bazat elektronike dhe vetëm i kontrolloni plotësisht me vizitë në shtëpitë e qytetarëve. Ne e zgjodhëm këtë model të kombinuar për besim më të madh dhe për kontroll të kryqëzuar të bazave elektronike me vizitat fizike të qytetarëve”, tha Osmani.

Sipas tij, është normale regjistrimi të ketë rol për definim edhe të politikave, por siç tha, te ne edhe politika definohet nga regjistrimi, dhe për atë kjo e bën procesin më të ndjeshëm.

“Tek ne kjo çështje shihet me skepticizëm dhe me atë do të mbahet përgjegjësi nëse nuk realizohet regjistrimi. Mendoj se është në interesin e të gjithëve të kemi regjistrim, dhe duhet të bëjmë gjithçka që ai regjistrim të jetë i suksesshëm, rezultatet të jenë të tilla ashtu siç janë, të ketë pasqyrim të saktë të realitetit demokratik me të gjitha karakteristikat dhe atributet dhe ato të pranohen gjegjësisht secili t’u besojë”, shtoi Osmani.

I pyetur për rastin “Monstra” për të cilin këto ditë kishte protesta nëpër rrugët e Shkupit, ministri theksoi se sipas tij nevojitet transparencë më e madhe në proceset gjyqësore, që qytetarët të kenë besim më të madh.

“Element më i rëndësishëm në kthimin e besimit është transparenca. Dhe për këtë që në momentin e parë kur u paraqit mosbesimi sa i përket rezultatit të procesit gjyqësor në fazën e parë ishte nevoja për kthimin e procesit me qëllim të rritjes së transparencës. Mendoj se në këtë proces të dytë kishte transperancë më të madhe unë nuk jam ai që do të mund t’i komentoj vendimet gjyqësore, por ajo që si politikan mund ta jap këshillë që të jenë sa më transparentë”, tha ministri.

Sqaroi se sa më e madhe që është transperanca në sqarimin e asaj se çka ndodh, qytetarët do t’i kuptojnë dhe do të kenë besim më të madh.
I pyetur rreth Marrëveshjes me Bullgarinë ministri Osmani theksoi se kjo marrëveshje është kornizë adekuate e cila i zgjidh dallimet mes neve dhe Republikës së Bullgarisë.

Ajo që duhet të bëhet, siç tha, është se si të krijohet parashikim dhe të kthehet besimi në atë marrëveshje, sepse sipas tij secila dalje nga ajo kornizë e marrëveshjes është kthim në situatën para marrëveshjes, kur nuk kishte kurrfarë parashikimi në marrëdhëniet tona.