Osmani në Bruksel: Të jesh i barabartë 30 vendet më të fuqishme, nuk është vetëm satisfaksion personal

Në kuadër të takimit të sotëm të takimit ministror të NATO-s, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dërgoi porosi për pjesëmarrjen e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tavolinën e Aleancës si anëtare e plotë.

“Të jesh i barabartë me 30 vendet më të fuqishme në botë nuk është vetëm satisfaksion personal, por edhe krenari për të gjithë qytetarët tanë. Nuk është vetëm dallim simbolik por edhe esenca e progresit tonë si shtet: jo sikur deri më tash, kur për çështjet tona informoheshim nga kolegët tanë që ishin në takim, tash ne jemi të ulur në tavolinë, drejtpërsëdrejti marrim pjesë dhe prezantojmë qëndrimin tonë për gjithçka që ndodh në botë”, tha Osmani, duke iu referuar edhe jubileut të parë, përvjetorit të anëtarësisë sonë në NATO, me 27 mars.

“Me të vërtetë mundësi shumë e mirë, që nga Brukseli, selia e NATO-s, të kujtojmë se me anëtarësimin tonë në NATO jo vetëm që ka ndryshuar roli jonë në politikën ndërkombëtare dhe arenën e sigurisë, por edhe esencialisht u përforcua roli i Aleancës në të gjithë rajonin”, deklaroi Osmani duke shprehur gatishmërinë e vendit për t’iu përgjigjur sfidave të anëtarësisë në Aleancë, me kuadro, teknikë dhe politikisht.

“Motoja ‘Ne jemi NATO’ nuk është më vetëm parullë e thjeshtë, është realitet dhe ne jemi me të vërtetë NATO. Të jeni krenar, në këto momente e skicojmë historinë tonë të ardhme, e realizojmë ëndrrën e shumë gjeneratave para nesh, duke krijuar ardhmëri të sigurt, stabile dhe me prosperitet, për gjeneratat pas nesh”, përfundoi Osmani.
Këshilli Verio – Atlantik i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s mbahet sot dhe nesër në Bruksel, për herë të parë pas një viti me prezencë fizike, për shkak të pandemisë me Covid-19.