Osmani me urim special: “Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.
Osmani thotë se festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë.

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin”, thuhet në komunikatë.

Më tej, në komunikatë thuhet se “kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim”.
“Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”.