Në “Programin 200”, ministri Bujar Osmani tha se gjatë takimit me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, kishte një kujdes të jashtëzakonshëm për mos prekjen e çështjeve të cilët mundë të jenë sensitive për njërën ose tjetrën palë në mënyrë negative, shkruan Alsat.
Osmani gjithashtu shtoi se proceset ishin edhe disa herë peng i opinioneve të krijuara e të ndikuara nga propaganda të ndryshme por edhe njerëz të cilët për interesat e politikës ditore e kanë shfrytëzuar këtë temë për të krijuar një opinion.
“Në takim kishte një kujdes të jashtëzakonshëm për mos prekjen e çështjeve të cilët mundë të jenë sensitive për njërën ose tjetrën palë në mënyrë negative, për shkak se ajo çfarë kemi konstatuar ndoshta edhe pa e diskutuar fare se proceset ishin edhe disa herë peng i opinioneve të krijuara e të ndikuara nga propaganda të ndryshme por edhe njerëz të cilët për interesat e politikës ditore e kanë shfrytëzuar këtë temë për të krijuar një opinion, dhe ne pastaj jemi bërë peng i atyre opinioneve, dhe sot jemi konstatuar se duhet të jemi shumë të vëmendshëm për mesazhet që i dërgojmë të dyja opinioneve këtu dhe në Bullgari, por edhe tentojmë të krijojmë një frymë të re pozitiviteti”, tha Osmani. /Alsat.mk