Osmani: Kemi strategji dhe vija të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare

Përpjekjet si memorandumi bullgar nuk kanë të njëjtën forcë si më parë për të penguar procesin integrues të vendit, kështu vlerëson ministri i Jashtëm i vendit Bujar Osmani. Për të, ky dokument është devijim nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, nga e cila vendi nuk lëviz.

Osmani thotë se vendi ka një strategji dhe vija të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore. Ai këtyre ditëve ka biseduar me homologen e tij Bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ata janë dakorduar që ndryshimet t’i vendosin në një kornizë, ta intensifikojnë komunikimin në nivelin më të lartë të mundshëm dhe komisionet ta vazhdojnë punën për të verifikuar faktet historike.

Për Zëvendëskryeministrin për çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, memorandumi bullgar është ofendues. Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, ai kujtoi se ideja e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë është krijimi i mekanizmave për zgjidhjen e çështjeve të hapura pa u bërë ato pengesë në rrugën evropiane të vendit.
Në disa pjesë të caktuara është shumë ofendues dhe nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë, dhe një të ardhme të përbashkët evropiane. Mes tjerash, Bullgaria sipas nenit 2 të Marrëveshjes së Miqësisë ka obligim të na ndihmojë në procesin e integrimit evropian”-tha Nikolla Dimitrov – Zëvendëskryeministër për çështje Evropiane.

Bullgaria u dërgoi një memorandum vendeve anëtare të BE-së duke njoftuar se mund të bllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në të, Sofja akuzon për “ideologji shtetërore anti-bullgare” dhe kundërshton gjuhën maqedonase, historinë e përbashkët dhe çështjet e pakicave.