Osmani: Historia të shërbejë si urë që lidh Bullgarinë dhe Maqedoninë

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se vendi duhet të merr vendime të guximshme me qëllim përmbushjen e synimeve në rrugën evropiane. Sipas tij, historia duhet të shërbejë si urë dhe jo si mur mes popujve dhe shteteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se për fat të keq, mos pasja e guximit që të sfidohen rrugë të reja është shndërruar në një realitet të ri në shtet dhe secili që del nga ky shablon, gjithkush që më me guxim sfidon kornizën e ndryshkur psikologjike të shoqërisë, lidhur me disa pikëpamje, shihet si diçka jo e zakonshme dhe e tmerrshme. Unë mendoj se ajo ishte kontribut që të hapen perspektiva të ndryshme lidhur me pikëpamjet parasëgjithash historia të jetë urë, dhe jo mur mes popujve dhe shteteve. Dhe prej këtu mendoj se vetëm mund të kontribuoje në këtë drejtim që historia të jetë urë dhe jo mur”, tha Osmani.

Osmani tha se nuk dëshiron të interpretojë deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me kontestin me Bullgarinë.

“Unë nuk do të interpretojë deklaratat e kryeministrit, do të lejoj që ai vetë t`i interpretojë. Shpjegimi i tij është se qëndrimi i Qeverisë, nuk do të thotë qëndrim i popullit në periudha të ndryshme historike. Megjithatë nxitja e debatit…nxitja kornizës psikologjike në publik e q[ është mbuluar nga periudhat e ndryshme ideologjike gjithmonë e freskon debatin në shoqëri, mbi gjitha një shoqëri që pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Osmani.