Osmani: Gabuam që lejuam të shpërndahen aq shumë lajme të rrejshme tek qytetarët

Në ditën e parë që pashë shifrat e fundit, thashë që jam jashtëzakonisht i shqetësuar dhe i mërzitur nga rritja e numrit të të infektuarve të sapoardhur, por fakti është se shumica e tyre janë në familje më të vogla, që grupimet njihen, tha zv. kryeministri, Bujar Osmani, në emisionin “Top Tema”.

Sidoqoftë, sipas Osmanit, ky është një lehtësim dhe një rrethanë pozitive për sa i përket menaxhimit të krizave dhe trajtimit të të sëmurëve.

Osmani vlerëson se retrospektiva e asaj se si duhet të pritet rritja e re e rasteve dhe tani është më e rëndësishmja të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit.

Ai shtoi se propozim zyrtar për rikthimin e mundshëm të karantinës dhe masave të ngjashme kufizuese nuk kishte arritur ende në selinë e qeverisë.

Osmani theksoi se si politikan ai kurrë nuk do të kundërshtonte pikëpamjet e komisionit, por ai personalisht beson se nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë nga kriza deri më tani, është se masat kolektive nuk mund të jenë aq efektive sa masat individuale.

“Nëse kemi gabuar diçka, ajo është se lejuam që teoritë e lajmeve të rrejshme të përhapen shumë tek qytetarët”, tha Osmani.