Osmani e uroi Hotin për zgjedhjen kryeministër të ri të Kosovës

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Kryeministrin e ri të zgjedhur të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me ç’rast ia uroi zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Në këtë kohë të ndërlikuar të kanosjes nga pandemia KOVID-19, këto janë lajme të mira të cilat njoftojnë për stabilitet politik, jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin. Më lejoni që në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj për zgjedhjen, me shpresë se së bashku si fqinj të afërt, do të vazhdojmë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, në drejtim të plotësimit të qëllimit tonë të përbashkët, integrimin evropian të dy vendeve dhe në përgjithësi të gjithë rajonit”, theksoi Osmani, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.