Osmani e Hoti përp*lasen përsëri në Kuvendin e Kosovës

Vjosa Osmani dikur e lëvdonte Avdullah Hotin tash nuk e lëvdon më. E pyetur përse i ndryshoi qëndrimi, kryeparlamentarja pati një mesele për të treguar. Një të popullit. Një me krip e me thes.
Kryetarja e Parlamentit dhe Kryeministri i Kosovës – përkundër se vijnë nga një parti politike – edhe në seancën e sotme janë përp*lasur këtë herë për shkak të dialogut me Serbinë.
Vjosa Osmani që marrëdhëniet me Avdullah Hotin i ka aca*ruar prejse Lidhja Demokratike e Kosovës një herë e prishi koalicionin me Vetëvendosjen e më pas e largoi Osmanin nga pozita e nënkryetares meqë kjo ishte kundër rrëz*imit të Qeverisë, përsëri e ka quajtur Hotin jo kompetent për dialogun dhe të papërgatitur.
“Nuk ka përgatitje themelore për dialogun” ka deklaruar Osmani pos tjerash.

“Kërkoj nga ju të merrni përgjegjësi mos u fshihni prapa Skënder Hysenit. Përfaqësojeni Kosovën me dinjitet. Sepse tri parimet kryesore janë; përgatitja përgatitja përgatitja” tha kryeparlamentarja.
Osmani e ka shpjeguar edhe pozitën e Hysenit i cili është koordinator shtetëror i emëruar nga Hoti për dialog me Serbinë.
Ka thënë se t’i delegohen atij të drejta për dialogun nuk është në pajtim me Kushtetutën.

Asaj i është kundërpërgjigjur Hoti.
Kryeministri është shprehur se Osmani ia mbush mendjen kur flet për çështjet juridike prandaj nuk po e kupton pse ajo po i interpreton gjërat gabim.
“Kur flet ajo për çështje juridike e dëgjoj me vëmendje sepse besoj se flet me kompetencë. Por, ajo ose me qëllim ose për shkak të lëshimeve ose ndoshta edhe nuk e din por e keqinterpretojë komplet aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese” ka thënë Hoti.
“Koordinatori është person kontaktues dhe koordinues në emër të kryeministrit me të gjitha palët sa i përket dialogut. Asnjë kompetencë tjetër nuk e ka koordinatori për dialog”.

Në këtë debat mes Osmanit e Hotit është përzier edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo i ka thënë Osmanit, përse dikur e lëvdoje Hotin e tash po thua se është i papërgatitur.
Osmani e ka falënderuar Musliun për këtë pyetje, ndërsa përgjigje ka thënë me anë të një “meseleje popullore”.
“Siç thotë populli; duhet ta hash një thes krip për ta njohur dikë mirë”.