Osmani: “Duhet të arrijmë në një marrëveshje në linja të përgjithshme”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i ftuar në emisionin “10 Minuta” në TV21, duke folur për marrëveshjen me Bullgarinë, tha se pikë së pari duhet të gjejmë një marrëveshje në linja të përgjithshme pastaj të finalizohen pikat e tjera që të mundësohet.

“Duhet të gjejmë një mënyrë si të arrijmë në një marrëveshje nga të dyja palët. Po duhet të gjejmë një zgjidhje në linja kryesore, kjo do na çonte. Kemi bërë progres të madh, por nuk është finalizuar i gjithi procesi sepse qeveria e Bullgarisë ra”- tha Osmani.