Osmani: “Djalli është në detaje! Dëm historik nëse tani nuk arrijmë marrëveshje me Bullgarinë”

Besoj se gjatë këtyre muajve me të vërtetë mjaftueshëm Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se do të ishte “dëm historik” nëse pas afrimit kaq shumë të qëndrimeve Shkup-Sofje të mos arrihet marrëveshje. Osmani tha se në rast se nuk arrihet marrëveshje deri në qershor, vendi ynë do të vazhdojë marrëdhëniet me Bullgarinë, por që jo me këtë lloj të energjisë.

“Të gjitha çështjet bisedohen. Kuptohet ne kemi thënë për disa çështje nuk duam aspak të diskutojmë, për disa çështje ka vend për negociata. Nga debati për identitet, gjuhë dhe histori, kaluam në debat për të drejta të njeriut, vendosjen e tyre në Kushtetutë, të drejtat e pakicave etj. Vlerësoj se ky ishte kontribut i yni në drejtimin e debatit nga atje, këtu dhe mendoj se kjo është pjesë e pjekurisë së këtij procesi, por ende ka dallime në detale nga të gjitha këto çështje. Propozimi portugez mbetet korniza për të gjitha çështjet, por e dini djalli është në detaje. Duhet të keni kujdes në çdo fjalë, afat dhe secilin pozicion të çështjes, se ku do të vendoset”, tha Osmani./tv21.tv