Osmani dhe Halimi fitojnë medalje të argjendta në turneun e karatesë në Sarajevë

Gjatë ditës së sotme Sarajeva mirëpriti turneun e karatesë Ilixha Open 2022. Në këtë turne Klubi i karatesë Fati nga Tetova u përfaqësua me karateistët Doan Osmanin dhe Driton Halimin, të cilët u paraqitën në mënyrën më të mirë, duke fituar medalje të argjendta.

Osmani medaljen e argjendtë e fitoi në kategorinë -75 kg, ndërsa Halimi medaljen e argjendtë e rrëmbeu në kategorinë -60kg. Ndryshe, vlen të përmendet që në këtë turne morën pjesë mbi 1000 garues nga 7 shtete të ndryshme dhe nga 87 klube nga rajoni.