Osmani: “BDI ishte plotësisht e informuar dhe e koordinuar për bisedimet Zaev-Gashi”


BDI është e informuar plotësisht për bisedimet e kryeministrit dhe liderit në dorëheqje të LSDM-së Zoran Zaev me Afrim Gashin për hyrjen e Alternativës në Qeveri, tha sot ministri i Jashtëm dhe zyrtar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani.

Kryeministri Zaev ka zhvilluar bisedime me partinë politike Alternativa në emër të koalicionit. “Pra, ne ishim plotësisht të informuar dhe të koordinuar për bisedimet që kryeministri Zaev ka pasur me partitë politike”, tha Osmani pas konferencës për media me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euroazi dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. a ishte në dijeni BDI për numrin e madh të pozitave që Alternativa merr me marrëveshjen për t’u bërë pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare.

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi dje në Klubin e Parlamentit nënshkruan programin për veprim të përbashkët dhe anëtarësim në Qeveri dhe shumicë parlamentare.

Alternativa me marrëveshjen duhet të emërojë një ministër të Shëndetësisë, një ministër të MSHSHP-së dhe një ministër pa portofol në krye të Diasporës, si dhe tre zëvendësministra, një në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, një në Ministrinë e Kulturës dhe portofoli i tretë mbetet për t’u saktësuar, megjithëse u diskutua për një zëvendësministër të Bujqësisë. Alternativa mund të përfshihet në menaxhimin e organeve qeverisëse në disa institucione në nivel qendror dhe rajonal, duke përfshirë MEPSO, FSSH, Hekurudha dhe Transport, Qendra Klinike – Tetovë dhe Agjencia për Investime të Huaja.