Osmani: BDI fitues absolut në Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk është frikësuar dhe nuk do të frikësohet ndonjëherë, kështu është shprehur zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

I pyetur se një koalicion i mundshëm mes partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe partisë në pushtet Lëvizja Besa për rrethin e dytë në Tetovë, a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së, Osmani u shpreh decid:
“BDI është fitues absolut dhe e diela është festë e madhe për Tetovën”.

Ka bërë të ditur se sot gjatë gjithë ditës në selinë e kësaj partie në Reçicë të Vogël janë realizuar takime me parti politike për bashkëpunim në rrethin e dytë.