Oseku: Mërgimtarë a e dini në çfarë niveli është mjekësia n’Iliridë?!

Frashër Oseku:

Mërgimtarët e mi të dashur me sa mend shkoni në vendlindje për ti pritur festat e fundvitit?
Bota izolohet. E ju?
Makinës dhe në vendlindje?!
A keni ide se në cilën gjendje është mjekësia e Kosovës Iliridës Shqipërisë?
A keni ide përveç se rrezikoni jetën e atyre që i doni po luani me jetën e juaj?
Mos pahiri po ju dukën gjermanët apo zvicrranët ma budalla që i mbyllen sërish shtetin? (Ta keni parasysh këto shtete e kanë buxhetin 10 herë më të fortë se Kosova)

Ju lus ta duani të afërmit e juaj jo me folklorizëm. Mendo për shëndetin e tyre duke mos u tubuar. Duroni edhe pakëz se vaksinat po fillojnë. Mendoni pakëz se Corona ka nisur ta marrë një formë tjetër më të rrezikshëm. A keni ide se kjo vaksinë nuk do ketë më efektin e vet?