Osamni: Qëllimi i diplomacisë është krijimi i urave

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se sipas tij në Bullgari ka hapësirë, dëshirë dhe vetëdije.

“Ky është qëllimi i diplomacisë, për të krijuar hapësirë dhe për të krijuar urat e komunikimit. Kjo është detyra jonë dhe ne e bëjmë atë. Unë mendoj se ka hapësirë, dëshirë dhe vetëdije nga të dy anët për rëndësinë e momentit”, tha Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në Click plus në TV21.