Oriola Marashi shfaqet me mbulesë, uron besimtarët për Natën e Kadrit

Modelja Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku shfaqet me mbulesë në kokë.

Modelja, përmes këtyre imazheve të realizuara në xhami, uroi besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit.
Ajo thotë se edhe pse është katolike, uron besimtarët që ia dolën ta mbanin Ramazanin dhe lutet që Zoti t’i bekojë gjithë shqiptarët.

“Gezuar naten e kadrit gjith besimtareve musliman. Zoti ju bekofte e jua pranofte sakrificat. Une si besimtare e kishtere i adhuroj dhe ju pergezoj te gjith juve qe ja dolet ta mbani ramazanin e shpresoj qe zoti t’jua pranoje dhe bekoje sot dhe pergjithmone shqiptaret”, ka shkruar ajo.