Orhan Murtezani: Me 18 nëntor takim bilateral mes qeverive të RMV-së dhe Kosovës në Prishtinë


Në intervistën për Lajm TV, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi se më 18 nëntor Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga kryeministri Hristijan Mickovski, do të zhvillojë një takim bilateral mes dy qeverive me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. Sipas Murtezanit, kjo vizitë është një dëshmi e orientimit të qartë të qeverisë drejt bashkëpunimit rajonal dhe përforcimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke hedhur poshtë akuzat dhe shpifjet e opozitës shqiptare se qeveria e re është e orientuar nga Serbia. “Ky është një hap konkret dhe i qartë ku ne do të jemi në Prishtinë,” theksoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon.