Organizuan përleshje me qen, policia u ngre padi penal dy tetovarëve


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër H.H. (20) dhe L.H. (21), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “torturë ndaj kafshëve”. Gjatë muajit shkurt 2024, të dyshuarit kishin organizuar përleshje me qen ku ishin të pranishëm disa persona. Pas masave të marra, rasti u zgjidh dhe një nga qentë u gjet dhe u strehua përkohësisht.