Organizonte tubime kundër maskave, vd*es nga virusi korona 30-vjeçari në Teksas


30-vjeçari kishte themeluar “mbrojtësit e lirisë së San Angelo”, një grup që donte t’i jepte fund asaj që ai e quajti “tiranisë së Covid-19”.
Një udhëheqës i tubimeve kundër maskave ka ndërruar jetë nga koronavirusi në SHBA. Bëhet fjalë për udhëheqësin nga Teksasi Caleb Wallace, i cili u bë i famshëm për organizimin e një “Tubimi të Lirisë”, duke ftuar njerëzit e lodhur nga qeveria të kenë vetë kontrollin e jetës.

Ai gjithashtu kishte themeluar “San Angelo freedom defenders”, një grup që donte t’i jepte fund asaj që ai e quante “tirania e Covid-19”. Pas tri javësh në kujdes in*tensiv, 30-vjeçari nuk ia doli.
Wallace la pas gruan e tij shtatzënë Jessica dhe tre fëmijë. Gruaja, e intervistuar nga mediat lokale, tha se se ajo nuk ishte dakord me pikëpamjet e burrit të saj dhe se ajo mbante maskë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi. E njëjta gjë vlen edhe për vaksinat. Gruaja ka garantuar që do të vaksinohet kundër Covid pas lindjes së fëmijës së saj dhe se edhe fëmijët e tjerë kanë marrë vaksinat e kërkuara për moshën e tyre.