Policia mbrëmë ka arr*estuar tre pronarë të një objekti hotelerik në Tetovë për shkak se kanë organizuar dasmë me rreth 200 mysafirë.
“Më 18.07.2021 në ora 03:05 në objekt hotelerik në Tetovë, zyrtarët policorë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.T (26), M.G (26) dhe N.P (26), të gjithë nga Tetova dhe pronarë të objektit. Ata janë arr*estuar për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale që është e dënueshme sipas nenit 206 të Kodit Penal”, sqarojnë nga policia.
Sipas njoftimit policor, ata kanë vepruar në kundërshtim me udhëzimet shëndetësore në kohë epidemia dhe në objektin e tyre kanë organizuar aheng me rreth 200 mysafirë.