Organizoi dasmë me 110 mysafirë, arre*stohet 35-vjeçari nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë e ka arre*stuar dhe ka parashtruar padi pen*ale ndaj pronarit të restorantit, 35-vjeçarit K.K. nga Tetova, pasi ka organizuar dasmë me 110 mysafirë.
35-vjeçari ka kryer vepër pen*ale – “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

“Më 04.03.2021, nënpunësit policor kanë kryer kontroll në objektin hotelerik ku kanë gjetur 110 persona të cilët kishin qenë duke u argëtuar në dasmë familjare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Restoranti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkaq pronari është arre*stuar.