Organizoi aheng në shtëpi edhe pse është e ndaluar, dasmori kërc*ënoi edhe policët!

Ministria e Punëve të Brendshme ka paditur dy kumanovarë pasi njëri nga ata ka organizuar aheng familjar në shtëpi edhe pse është e ndaluar sipas masave anti-Covid, ndërkaq tjetri ka refuzuar të legjitimohet dhe ka kërc*ënuar policët.

Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër D.P.(32) nga Kumanovë për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë” dhe kundër Z.G.(46) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengesë e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

“Më 18.05.2021 rreth orës 23.00 në oborr të D.P. është mbajtur aheng familjar ku janë gjetur 15 persona, që është në kundërshtim me vendimet e Qeverisë për parandalim të shpërndarjes së Kovid-19. Pas kësaj, Z.G. ka refuzuar të legjitimohet, ka kërc*ënuar policët dhe i ka penguar në kryerjen e aktiviteteve zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.