Organizime grupore në diasporë për të ardhur e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Derisa po afron dita e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë, numri i bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë e që duan të votojnë në këto zgjedhje duket të jetë i madh, duke u nisur edhe nga të dhënat për regjistrimet.
Nisur nga interesimi, ka shumë bashkatdhetarë që tashmë kanë nisur organizime grupore të udhëtimeve për të votuar në këto zgjedhje.

Disa mërgimtarë nga Tërnoci i Madh, me vendbanim në Bernë, kanë njoftuar se sigurojnë udhëtim falas me autobus për në Kosovë për të gjithë ata që duan të votojnë më 14 shkurt.
“Autobusi niset nga Zvicra, duke mbledhur udhëtarët në qytetet e Zvicrës.
Linja rrugore:
Zvicër-Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri-Kosovë”, thuhet në një njoftim në Facebook.