Organizatori i pro*testës ku*ndër ndërtimit të Xhamisë se madhe: Nuk kemi asgjë kundër fesë, duam të dimë kush qëndron pas saj

Ndërtimi i Xhamisë së madhe sërish ka ngjallur debat në Kosovë. K*undër ndërtimit të saj është paralajmëruar edhe një pr*otestë. Binak Gashi njëri nga organizatorët e pr*otestës, ishkomandant i Us*htrisë Çlir*imtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVLsë së UÇKsë ka thënë se nuk kanë asgjë k*undër fesë islame por është dashur që të ketë më shumë debat rreth ndërtimit të asaj xhamie.

“ E kemi zgjedhur pro*testën sepse nuk jemi të njoftuar. E përfaqësoj një grup të bashkëlu*ftëtarëve të mi. Nuk kemi njohuri rreth ndërtimit të xhamisë, nuk ka pasur debat me qytetarët sidomos kur kjo xhami I përket dy lagjeve Ulpianës dhe Dardanisë. Babë e bagjysh i kam hoxhallarë dhe nuk kam asgjë kun*dër xhamisë, duhet me ditë kush e financion cfarë roli ka me kry cfarë obligime fetare kanë mu kry aty” ka thënë Gashi.