Organizatorët e protestës: T’ju hiqet dënimi familjarëve, lënda e Almirit të kthehet në rigjykim

Në protestën në Kumanovë me moton “Drejtësi për Almirin” protestuesit thanë se gjykata në vend që të dënoj me burg kriminelin Boban Iliq, ka dënuar me burg babain, xhaxhain dhe kushëririn e Almir Aliut.

“Sedat Aliu është dënuar me 6 muaj, ndërsa xhaxhai dhe kushëriri me nëntë muaj me burg. Kjo gjykatë jo vetëm që nuk ndanë drejtësi por po dënon sikurse gjykata e Milloshoveqit. Vendimi për burgosjen e viktimave, familjarëve është i padrejtë, është etnocentrik dhe antishqiptarë. Ne këtu jemi që të kërkojmë të rishqyrtoj këtë vendim dhe të mos tallet me drejtësinë, ngase revolta nga padrejtësia mund të jetë me shpërthim të paparashikueshëm. Ne kërkojmë që mos të sillet me shpërfillje për zërin e popullit”, than organizatorët e protestës, raporton SHENJA.

Organizatorët kërkuan që, Sedat Aliu, Sami Demir, Avdulla Aliu të shpallen të pafajshëm nga çdo akuzë.
“Lënda e Almirit duhet të kthehet në rigjykim dhe vrasësi duhet të dënohet për veprën e vogël, vr*asjen dhe jo për aksident”, u shprehën nga organizatoret. Ata ju drejtuan Avokatit të Popullit që e ka shansin që të dëshmojë se është në anën e popullit.

“I drejtohemi ambasadës së SHBA-së, misionit të BE-së në vendin tonë dhe misionit të BE-së, që këtë rast ta ngrejnë në forumet e tyre dhe të ndihmojnë në vendosjen e drejtësisë në vendin tonë”, deklaruan më tej nga organizatorët e protestës.