Kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit Vilma Ruskoska sot do të japë fjalën e saj përfundimtare në rastin “Organizatorëve të 27 Prillit”, kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Në procesin e dytë për hyrjen e dhu*nshme në Kuvend gjykohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.