“Organizatorët e 27 Prillit”, dëshmoi ish kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski


Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdoi gjykimi për organizatorët e zhvillimeve të 27 Prillit të vitit 2014. I pari dëshmoi Petre Latinovski, i cili tha se në periudhën 2016-2017 derisa ishte kryetar i Komunës së Butelit, asnjëherë nuk është diskutuar për protestat e “Për një Maqedoni të Përbashkët”.

Latinovski kategorikisht mohoi se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovski për protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”, dhe se në rast se gjendet veç edhe një dëshmi. Do të dëshironte që edhe ai të jetë në anën tjetër të sallës gjyqësore.