Orë policore edhe sot në Maqedoni

Në gjithë territorin e vendit sot është e ndaluar lëvizja e qytetarëve. Ora policore filloi dje në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri të martën në orën 05:00, si masë kundër përhapjes dhe pengimit të përhapjes së coronavirusit.

Ky vendim u morë në seancën e 56-të të qeverisë me propozim të Komisionit për sëmundje infektive.

Qytetarët që kanë kafshë shtëpiake do të mund t’i shëtisin ato sot nga ora 08:00 deri 08:30, pastaj edhe pasdite nga ora 15:00 deri ora 15:30, si dhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri ora 20:30.

Transporti publik nuk do të funksionojë deri të martën në orën 05:00 të mëngjesit.