Ora policore prej mbrëmë filloi nga mesnata dhe zgjati deri në orën 4:00 të mëngjesit në pajtim me propozimin e ri të Komisionit për sëmundje ngjitëse për lehtësim të masave restriktive.
Lehtësimi I masave restriktive pasoi pas uljes së numrit të rasteve të reja dhe të hospitalizuarve të rinj nga virusi korona gjatë periudhës së kaluar dhe uljes së presionit ndaj kapaciteteve spitalore. Masat e reja që Qeveria I miratoi të marten në mbledhje, do të vlejnë deri më 18 maj.
Nga e marta, me orar të zgjatur deri në orën 23:30 punojnë edhe objektet e gastronomisë në veranda, ndërsa me punë filluan edhe klubet e fitnesit, qendrat sportive, sallat për stërvitje dhe këndet e lojërave, por për to është I detyrueshëm respektimi I protokolleve për punë.
Ndeshjet sportive edhe më tej do të mbahen pa prani fizike të publikut.
Si pjesë e lehtësimit të masave restriktive është edhe leja për organizim të ngjarjeve dhe aktivitete të ngjashme publike në pajtim me protokollet për punë, përkatësisht deri 30 për qind përmbushje të kapaciteteve në brendësi të objekteve dhe deri 50 për qind përmbushje në hapësirë të jashtme.
Tani për tani mbetet ndalesa për dasma dhe koncerte.
Mbetet edhe rekomandimi për mbajtje të maskës mbrojtëse në ambiente të hapura. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, ende është herët për t’u ndryshuar ky rekomandim. Për këtë u bisedua në takimin e fundit të Komsionit për së mundje ngjitëse, por konkludimi ishte se është herët për këtë heqje të këtij rekomandimi.
Në pajtim me masat e reja, tani edhe punonjësve shëndetësorë u lejohet shfrytëzimi I pushimit vjetor dhe mungesës së paguar, po kjo do të bëhet në pajtim me planin e udhëheqësit të institucionit në mënyrë që të mos çrregullohet funksionimi normal dhe rrjedhës I sistemit të punës në institucionet shëndetësore.
Në kopshte është e lejuar rritja e numrit të fëmijëve të përkujdesur më së shumti deri 15 në grupe edukative deri në moshën dyvjeçare dhe deri 20 fëmijë në grupet prej 2-6 vjeç.