Orban: Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, pretendon se Perëndimi dhe Evropa po përgatiten për luftë me Rusinë dhe të gjitha deklaratat e politikanëve perëndimorë për gjoja “kërcënimin rus” përdoren si justifikim.

Orban tha se para dy luftërave botërore, mediat kanë shpenzuar një kohë të gjatë në përgatitjen e tyre dhe se kjo po ndodh edhe sot.

“Mund të themi patjetër se po përgatitet hyrja e Evropës në luftë, gjë që shihet në media dhe në deklaratat e politikanëve perëndimorë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu u shpreh se mundësia që Rusia të sulmojë një nga vendet e NATO-s është jashtëzakonisht e vogël.

“Probabiliteti që dikush të sulmojë një anëtar të Aleancës, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë, por me ndonjë vend, është jashtëzakonisht i vogël. NATO është një aleancë mbrojtëse dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim ushtarak që cenon sovranitetin e asnjë anëtari të Aleancës. Kjo është arsyeja pse unë i interpretoj të gjitha ato deklarata të politikanëve perëndimorë për kërcënimin e pretenduar rus si një manovër e Perëndimit dhe përgatitjes së Evropës për luftë me Rusinë”, tha Orban.